Krizë në Gjermani, ekonomia më e madhe e Evropës, pa lëndë bazë dhe pa forcë pune
Tkurrja e aktiviteteve ekonomike si pasojë e kufizimeve të coronavirusit ka ekspozuar dëmin që i është bërë zinxhirit të furnizimeve, me kompanitë e transportit që po luftojnë për të gjetur punëtorë, anije dhe madje karburant për të vënë në punë fabrikat.
Institucionet kryesore financiare të Gjermanisë shkurtuan të enjten parashikimin për ekonominë më të madhe të Evropës, duke deklaruar se rritja e prodhimit po pengohet nga mungesa e furnizimeve dhe kufizimet e vazhdueshme të kontakteve personale si pasojë e pandemisë.
“Të dyja dukuritë, zhvillimi i pandemisë dhe mungesa e furnizimeve do të pengojnë sërish rimëkëmbjen gjatë periudhës së dimrit. Ndaj presim që pandemia të ketë një impakt domethënës ndaj ekonomisë gjermane deri në pranverën e vitit 2022. Gjithashtu parashikojmë që problemi i furnizimeve të nisë gradualisht lehtësimin vetëm vitin e ardhshëm”, deklaron Oliver Holtemoeller, Instituti për Kërkimet Ekonomike Leibniz.
Megjithatë, ekspertët ngritën nga 3.9 në 4.8 për qind rritjen ekonomike gjatë 2022-shit.
Ekonomia gjermane e bazuar tek manifaktura dhe import-eksportet është prekur nga mungesa e rezervave të një sërë materialesh, ndërsa zinxhirët e furnizimit shpresojnë në rikthimin e kërkesës në fund të pandemisë.
Rrugs Press