Lajme

QEVERIA E KOSOVËS I THOTË JO EKSTRADIMIT PËR RASTIN “MONSTRA”

Informata brenda Ministrisë së Drejtësisë  për news33 thonë që ministrja Albulena Haxhiu ka refuzuar kërkesën e Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Alil Demirit, si dhe dy vëllezërve Agim dhe Afrim Ismailoviq.

Kujtojmë se më herët kryeministri, Albin Kurti tha në Shkup se Qeveria e Kosovës nuk beson në drejtësinë maqedonase pasi ka shumë rastë të trashëguara të cilat nuk janë zbardhur deri në fund.

Lexo më shumë  Ministria Vitia për aparaturën e Mjekësisë Bërthamore: Fjalë e fundit e teknologjisë

Ai nuk precizoi nëse ekstradimi i tyre do të ndodhte apo jo, por që shtoi se Drejtësia e Kosovës do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me atë të Maqedonisë së Veriut.

Alil Demiri si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq janë të akuzuar për për vrasjen e pesë maqedonasve, më 12 prill 2012, pranë liqenit të Smillkovës, rreth 12 kilometra nga Shkupi./News33

Lexo më shumë  Mediat italiane: Presion i ri nga Rama për ‘Report’ pas akuzave për vëllain

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *