‘Arrivederci’: Fluturimi i fundit për kompaninë ajrore në telashe të Italisë, Alitalia
Italia po i jep lamtumirën linjës ajrore të saj kryesore Alitalia sot, pas 74 vjetësh në biznes.
Sipas mediave të huaja, fluturimi i fundit, nga Roma në Cagliari, sinjalizon fundin e historisë së problemeve financiare të kompanisë.
Gjatë 20 viteve të fundit, Alitalia i ka kushtuar shtetit italian rreth 13 miliardë euro. Por, pandemia e shkaktuar nga coronavirusi rezultoi të ishte një goditje fatale për kompaninë.
Italia Trasporto Aereo (ITA) ka “marrë përsipër” kompaninë, por do të punësojë vetëm 2,800 të stafit të saj ndërkohë që mijëra punonjës të tjerë të Alitalia përballen me papunësi.
Dhe të hënën, punëtorët demonstruan në Romë për të kërkuar mbështetje nga qeveria.
ITA do të jetë në pronësi të plotë të qeverisë italiane dhe do të fillojë me një flotë prej 52 avionësh, me numrin e avionëve që do të rritet në 105 deri në fund të vitit 2025.
Rruga Press