Bota

Sulm terrorist në Norvegji?

Policia bën të ditur se pesë persona janë vrarë e dy të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmit në qytetin norvegjez Kongsberg. Autori i dyshuar u kap nga policia dhe ndërkohë është akuzuar për sulmin. Shefi i policisë lokale Øyvind Aas tha, se bazuar në informacionet e deritanishme, sulmuesi ishte autori i vetëm. Por kjo duhet të shpjegohet gjatë hetimeve.

Sulmi është kryer midis orës 18:13 dhe 18:47 në disa vende në qendër të Kongsberg, një qytet me 28.000 banorë, që shtrihet në jugperëndim të Oslos. Sfondi i sulmit deri tani nuk dihet sakt, por avokati i të dyshuarit thotë se klienti i tij do të bashkëpunojë me policinë.

Policia nuk e përjashton një sfond të motivuar politikisht. “Duke pasur parasysh rrjedhën e ngjarjeve, është e natyrshme të hetohet nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist”, tha Aas. I dyshuari ende nuk është marrë në pyetje, ndaj është shumë heret për të konstatuar se cilat ishin motivet e këtij sulmi”. Hetuesit mbajnë “të gjitha opsionet e hapura”.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Të enjten në darkë policia ka dhënë informacione shtesë edhe për autorin. Ai është një danez 37-vjeçar që jeton në qytetin e vogël Kongsberg në jug të Norvegjisë. Autoritetet kanë vendosur të publikojnë informacionet për të dyshuarin menjëherë, për të evituar thashethemet në rrjetet sociale, kumtoi policia në një deklaratë. Kjo sepse menjëherë kanë nisur spekulime të shumta në rrjete. TV2 ka raportuar më parë se i dyshuari ishte konvertuar në fenë islame dhe kishte një histori mjekësore. Autoritetet nuk i kanë konfirmuar këto të dhëna.

Zgjohen kujtimet e ngjarjeve në Utøya

Norwegen | Angriff mit Pfeil und Bogen in Kongsberg

Sulmi në Kongsberg ka rikujtuar sulmin e tmerrshëm terrorist që ka ndodhur në këtë vend dhjetë vite më parë. Më 22 korrik 2011, terroristi me orientime djathtise Anders Behring Breivik ka aktivizuar një bombë të fshehur në një furgon të bardhë në afërsi të qeverisë në Oslo dhe ka vrarë tetë persona.

Më pas në ishullin Utøya, rreth 30 kilometra më larg, i veshur me rroba polici, ai ka hapur zjarr kundër pjesëmarrësve të një manifestimit të të rinjve të Prtisë punëtore socialdemokrate dhe ka varë 69 persona. Breivik thoshte se motivet e sulmit kanë qenë përkatësia e tij në krahun e djathtë politik dhe armiqësia ndaj fesë islame.Në gusht të vitit 2012 ai është denuar me burg prej shumë vitesh.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Sulmi në prag të prezantimit të qeverisë

Sulmi i mbrëmshëm ka ndodhur në prag të prezantimit të kabinetit të ri qeveritar në Norvegji. Këtë të enjte, socialdemokrati Jonas Gahr Støre do të prezantojë kabinetin e tij në Oslo. Paraardhësi i tij, kryeministrja në detyrë Erna Solberg, ka dhënë dorëheqje të martën e kaluar, pas humbjes së partisë së saj konservatore Høyre në zgjedhjet parlamentare një muaj më parë. Mbreti Harald V e ka nominuar Støre si mandatar për të krijuar qeverinë. Støre ishte ministër i Jashtëm norvegjez për një kohë të gjatë në qeverinë e Jens Stoltenberg, i cili tani është Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *