Të shtëna në një protestë në Bejrut, vriten dy persona dhe plagosen disa të tjerë – pamjet tregojnë kryeqytetin e Libanit në tym
Dy persona janë vrarë në një protestë në kryeqytetin libanez, Bejrut, që nisi kundër gjykatësit që po heton shpërthimin që ndodhi vitin e kaluar në port.
Sipas medieve të huaja, disa të tjerë u plagosën pranë Pallatit të Drejtësisë pasi mbështetësit e lëvizjeve të Hezbollahut dhe Amal kërkuan zëvendësimin e gjykatësit Tarek Bitar.
Nuk është e qartë se kush ka hapur zjarr dhe pse.
Tension i madh po përcjell hetimin për shpërthimin e portit, derisa Hezbollahu akuzon gjykatësin për përzgjedhjen e padrejtë të ish-ministrave aleatë të qeverisë.
Të shtënat me armë u dëgjuan afër lagjes Tayoune, duke shpërndarë kështu protestuesit, raporton Al Jazeera.
Ushtria libaneze ndërhyri, duke arrestuar një nga sulmuesit. Identitetet e tyre nuk janë bërë ende të ditura.
Rruga Press