Bie bora e parë, Korça “zgjohet” nën mantelin e bardhë
Mëngjesi i sotëm i ka gjetur zonat malore në Qarkun e Korçës të mbuluara nga dëbora. Kjo është dëbora e parë që bie për këtë vit në vendin tonë.
Temperatrurat kanë pësuar rënie në 3 ° në qytet, megjithatë situata në rrugët urbane është në kontroll dhe nuk ka probleme me qarkullimin e automjeteve.
Reshje ka pasur në Malin e Gramozit në Kolonjë dhe në Mokër të Pogradecit. Reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme. Ndërkohë që në mbrëmje reshje të pakta ka pasur dhe në qarkun e Kukësit, në zonat malore.
Rruga Press