Lajme

Kurti: Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen

Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion në disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veriore, ku është goditur rrjeti i kontrabandës.

Kryeministri Albin Kurti reagon në faqen e tij në facebook pas ngjarjeve:

Aksion i Policisë kundër krimit e kontrabandës në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të MitrovicësHerët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri).

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente.

Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale.Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë.Aksioni i sotëm policor ka përfunduar.

U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *