Valë të çuditshme të radios po vijnë nga qendra e galaktikës tonë
Ekspertët e hapësirës kanë zbuluar radio valë të pazakonta që vijnë nga qendra e galaktikës në Rrugën e Qumështit.
Sipas CNN, sinjali i energjisë është ndryshe nga çdo fenomen i studiuar më parë dhe mund të sugjerojë një objekt yjor të panjohur më parë.
Shkëlqimi i objektit ndryshon në mënyrë dramatike dhe sinjali ndizet dhe fiket me sa duket në mënyrë të rastësishme, tha Ziteng Wang, autori kryesor i studimit të ri në “The Astrophysical Journal” dhe një student doktorature në Shkollën e Fizikës në Universitetin e Sidneit.
“Kualiteti më i çuditshëm i këtij sinjali të ri është se ka një polarizim shumë të lartë. Kjo do të thotë që drita e tij lëkundet vetëm në një drejtim, por ai drejtim rrotullohet me kalimin e kohës”, ka deklaruar ai në një njoftim për shtyp.
Objekti i paqëndrueshëm është emëruar pas koordinatave të tij në qiellin e natës: ASKAP J173608.2-321635.
Ky objekt u zbulua fillimisht gjatë një studimi të qiellit duke përdorur radio teleskopin i njohur si ASKAP.
Rruga Press