SHBA do të rihapë kufijtë me Meksikën dhe Kanadanë për udhëtarët e vaksinuar kundër Covid-19
Nga nëntori, SHBA do të rihapë kufijtë e saj me Meksikën dhe Kanadanë për qytetarët e vaksinuar.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) njoftoi se do të lejohet lëvizja përmes kalimeve tokësore dhe nëpërmjet trageteve.
Ndërsa nga janari i 2022 do të kërkojë pasaportë vaksinimi për çdo udhëtar.
Që nga marsi i vitit 2020 SHBA ka kufizuar udhëtimet me fqinjët e saj në veri dhe jug për shkak të Covid-19.
Administrata e presidentit Joe Biden , bëri me dije se do të ketë lehtësime për lëvizjet ajrore në nëntor.
Në SHBA aktualisht janë miratuar vaksinat Johnson & Johnson, Pfizer-BioNTech dhe Moderna.
Që nga fillimi i pandemisë, SHBA ka regjistruar më shumë se 42 milionë raste të koronavirusit dhe mbi 670,000 vdekje.
Rruga Press