Sport

De Biasi “xheloz”: Sarri “babai” i Hysajt? Atëherë unë jam gjyshi…

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi është rikthyer edhe një herë të flasi për ekipin dhe lojtarët që ka stërvitur. Në një intervistë të dhënë për “Tuttomercatoweb”, De Biasi komentoi dy lojtarët e tij tek Shqipëria, Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha.

“Alternimi midis portierëve nuk e ndihmon. Unë besoj se Strakosha është një lojtar cilësor, i jashtëzakonshëm dhe me mundësi përmirësimi pasi është në moshë të re. Ai ka qenë gjithmonë një djalë shumë i përqendruar dhe i mirë, shumë efektiv në portë. E pashë gabimin që bëri kundër Galatasaray dhe më vjen shumë keq për të, por gabimet janë pjesë e lojës”.

Ai më pas u ndal te Hysaj që nga mediat italiane konsiderohet si djali i Sarrit: “Nëse Sarri është babai i Hysajt, unë atëherë jam gjyshi. Elseidi është përshtatur shumë mirë në Romë. Ai tashmë e njeh stilin e Sarrit dhe është mosha e duhur për të luajtur në një ekip të rëndësishëm si Lazio”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *