Reagon Gjasula pasi doli pozitiv me COVID-19: Nuk më besohet që nuk do të jem në fushë
Sot u konfirmuar se mesfushori Klaus Gjasula do të mungojë me Shqipërinë për sfidën e mbrëmjen ndaj Polonisë si pasojë e infektimit me COVID-19.
Ky ishte një lajm mjaft i keq për Kombëtaren dhe përzgjedhësin Edi Reja që do t’i duhet të bëjë pa titullarin e mesfushën në ‘’finalen’’ ndaj polakëve.
Por 31-vjeçari ka reaguar duke postuar një foto të tijën në rrjetet sociale.
‘’Jemi të gjithë me ju. Nuk e besoj akoma që sot nuk jam prej Covid-it me çunat në fushë’’, ka thënë ai.
Një mesazh mbështetës ky për Kombëtaren nga ana e mesfushorit i cili siduket e ka përjetuar keq lajmin e paradites duke humbur sfidën më të rëndësishme të karrierës.
Rruga Press