Të hash apo të kërcesh? Albi Nako bullizon në TV një vajzë të vogël
Koreografi Albi Nako është vënë sërish në fokus të rrjeteve sociale për bullizmin që ka ushtruar ndaj një vajze të vogël, për shkak të peshës së saj.
Vajza e cila është konkurente për kërcim në emisionin ‘T’ka mami yll’ është ironizuar nga Nako për peshën duke e pyetur nëse i pëlqen më shumë të kërcejë apo të ushqehet. Vajza i thotë se i pëlqen më shumë të kërcejë.
Më pas Albi Nako e pyet vajzën se cili nga djemtë krah saj e ka trupin më të bukur për balet. Ky ishte një moment si sikletshëm për vajzën, e cila u zu ngushtë dhe u ndje e bullizuar. Madje kjo nuk përfundon vetëm me Albin, por dhe anëtarja tjetër e jurisë Erjona Rusi, e pyeti vajzën nëse do të ndalonte së ushqyeri për të kërcyer.
MIN:42:30
Albi Nako: Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?
Vajza: Të kërcej.
Albi Nako: Sigurtë?
Erjona Rusi: Domethënë do rrish pa ngrënë për të kërcyer?
Albi Nako: Jo nuk do rrijë pa ngrënë…
Rruga Press