Ziadin Sela nga Dibra porosi Ali Ahmetit
Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në tubimin zgjedhor në Dibër ka theksuar se kanë ngelë edhe pak ditë, mirëpo dibranët kanë dhënë fjalën e tyre për fitoren e Bekim Pocestën dhe kështu do të vendosin edhe më 17 tetor.
“Dibra duhet të jetë një vend atraktiv jo vetëm për dibranët, mërgatën, por edhe për çdo qytetarë, për çdo shqiptarë duhet ta bëni atraktiv. Ju dini ta bëni këtë dhe për këtë kam besimin e madh tek të gjithë profesionistët dibranë që janë rreshtuar për fitoren. Intelektualët kurrë nuk i kanë munguar Dibrës. Mos anashkaloni asnjë derë për votë, nuk i ndajmë dhe cilësojmë njerëzit si të ASH-së, BDI-së, Alternativë, sepse ne punojmë për të gjithë pa dallime partiake. Unë ju lutem të flisni me të gjithë, me ata intelektualë që janë të çmuar, me çdo arsimtarë që i thotë vetes arsimtarë dhe intelektualë. Ti themi në mënyrë shumë të njerëzishme se nëse janë andej nuk e kanë vendin atje, sepse arsimtari është një misionarë ashtu siç ishin misionarët tanë të rilindjes. Kur sheh që klasat për çdo ditë po zbrazen dhe se është degraduar arsimi për disa vite, ti nuk e ke vendin atje, por të rreshtohesh përkrah Bekim Pocestës. Flisni edhe me ata Flisni edhe me ta që politikën e kuptojnë më shumë se një vend pune. Ju lutemi të merremi më shumë seriozisht”, theksoi Ziadin Sela.
Ai komentoi edhe deklarimet e fundit nga tubimet e BDI-së, duke shtuar se nuk merren me këto deklarata që i quajti të kota të kundërshtarëve tanë politik.
“Ne i kemi kursyer realisht edhe pse detyra e opozitës është tua çjerr maskën, duke i lënë e mos i përmendur fare. A e shihni se kanë nis të merren me ne. Unë nuk pres ndryshe dhe sjellje ndryshe nga disa politikanë që kanë ardhur prej rruge. Aliu ta ndale atin sepse ka marrë rrugë të mbrapshta. Ata me siguri se i shoh që i kanë qejf rrjetet sociale, ne skemi nevojë ti japin përgjigje, sepse përgjigjen e marrin nga qytetarët, nga komentet e tyre”, theksoi Sela.
Sipas tij, Dibra e bën Dibër edhe Shkupin, edhe Prishtinën, Tiranën dhe dibranët çdo herë kanë ditur ta nderojnë shqiptarin dhe shqiptarinë kudo që kanë jetuar dhe do të vazhdojnë tia rrisin namin shqiptarisë. “Unë ju premtoj si mërgatë që bashkë që Dibrën do ta gjeni në duar më të sigurta, më të mira, në njerëz që dijnë të kujdesen për Dibrën, sepse vijmë me qëllime të pastra, sepse numri 6 do ta kthejë shpresën këtu në Dibër dhe për gjithë shqiptarët. Unë ju bëj thirrje për një mobilizim sa më maksimal”, tha kreu i ASH-së. (INA)
Rruga Press