Pse psikorama ka të drejtë?
Shkruan Ledian Droboniku
Ashtu si kam shkruar e analizuar vazhdimisht prej vitesh:
- Brenda këtij modeli nuk ka shpëtim, nuk rriten rrogat pa prodhim.
- Populli kërkon me të drejtë mirëqenie, rritje të punësimit e rrogave, por ky model është krijuar pikërisht për të kundërtën.
- Mirëqenia e popullit realizohet vetëm nga një ekonomi prodhimi e jo importimi, nga një ekonomi sovraniste e jo liberiste.
- Ky model kolinizimi favorizon vetëm oligarkinë vendase dhe lobet globaliste.
- Kalimi nga ekonomi importimi drejt një ekonimie prodhimi kërkon medoemos rënien e oligarkisë vendase dhe risovranizimin e Shqipërisë, rimarrjen e bankave dhe nacionalizimin e pasurive kombetare dhe sektoreve strategjikë.
- Kasta e di, por populli jo.
Nën hipnozë strukturale populli ankohet për efektet por injoron shkaqet, kërkon mirëqenie por nuk do që të ndryshojë sistemin. - Por dhe sistemi nuk ndryshohet duke u ngritur në protesta. Kjo nuk mjafton.
Edhe ai miku ngrihet po pastaj shkrefet. Ndryshimi i sistemit kërkon edhe një #ideologji revolucionare, elitë patriotike e një vend mik. - Prandaj asgjë nuk do ndryshojë. As për bukë nuk do vdisni. Kolonitë mbahen me bukë e ushqime skadente sa të marrin frymë.
- Ja pse jo se Rama ka të drejtë, por sepse populli mendon akoma shtrembër.
Rruga Press