Opozita çeke fiton zgjedhjet ndaj miliarderit Babis
Çekia duket se do të ketë një drejtim të ri pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën në vend ditën e shtunë.
Numërimi i votave është drejt fundit dhe rezultatet nxjerrin fitues koalicionin e formuar nga opozita “Bashkimi” ndaj partisë ANO të kryeministrit Andrej Babis, i goditur së fundmi dhe nga skandali i “Pandora Papers”.
Lexo më shumë Vuçiq, Moska dhe zgjedhjet në Serbi: Si po përdoret ndikimi rus në betejën për pushtet
Sipas të dhënave, koalicioni opozitar ka fituar 108 mandate në parlamentin me 200 vende dhe kjo iu jep mundësinë dy partive për të formuar qeverinë e re.
Kryeministri Babis u përball me një sërë akuzash në muajt e fundit për mënyrën sesi e përballoi pandeminë dhe rritjen e shpejtë të borxhit kombëtar.
Rruga Press

