Liga e Kombeve ofron sot spektakël me finalen Spanjë-Francë
Kompeticioni më i ri evropian i futbollit që u lançua nga FIFA dhe UEFA ne vitin 2020, Liga e Kombeve, do të kurorëzohet sonte me finalen e madhe ndërmjet Spanjës dhe Francës.
Finalja e madhe do të zhvillohet në stadiumin “Giuseppe Meazza”, sfidë kjo, e cila luhet në orën 20:45.
Në gjysmëfinale Spanja e mposhti Italinë, kurse Franca triumfoi me përmbysje të rezultatit ndaj Belgjikës.
Por, para finales, ky kompeticion ofron një tjetër ndeshje shumë interesante e cila do të jetë e vlefshme për vendin e tretë e ku do të ballafaqohen Italia dhe Belgjika.
Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e Juventusit të njohur si “Allianz Arena” në orën 15:00.
Rruga Press