Lajme

Masat anti-damping, Kosova bllokon produktet serbe

Rozeta Hajdari, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, ka thënë ditën e sotme se qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për vendosjen e masave “anti-damping” ndaj dy lloje produktesh të prodhuara në shtetin e Serbisë.

Damping nënkupton importin e mallrave në Kosovë me një çmim më të ulët të eksportit, sesa çmimi i krahasueshëm për produktin e ngjashëm në tregun e vendit. Qeveria e Kosovës ka vendosur një masë mbrotjëse prej 0.03 centë për kilogram në importin e koncentratit të kafshëve dhe shpezëve dhe për 0.03 centë për blloqet standarde me origjinë nga Serbia. Kompanitë eksportuese të koncentratit janë “Jabuka”, “Gebi”, “Sto Posto” dhe “Beçejka”, ndërsa kompania prodhuese e blloqeve është “Mladost”.

Lexo më shumë  Së shpejti hapet konkursi për 320 ushtarë të rinj në FSK

Pas hetimeve të bëra në treg, të cilat kanë vërtetuar se këto mallra në tregun e Kosovës shiten me çmim më të ulët sesa në tregun e Serbisë, qeveria mori masat e mësipërme.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *