Lajme

Në Tiranë, Kukës dhe Gjirokastër, qytetarët të indinjuar për rritjen e çmimeve: Jemi zhytur me borxhe deri në fyt

Rritja e çmimeve të produkteve të shportës, energjisë elektrike, gazit apo karburanteve ka krijuar shqetësim të blerësit dhe tregtarët në vend. Disa qytetar në Tiranë, Kukës dhe Gjirokastër kanë thënë se mosha e tretë është më e prekura sepse nuk mund të mbulojnë dot shpenzimet me një pension minimal.

Në tregun e fruta-perimeve në Kombinat në Tiranë blerësit thanë se kjo rritje çmimesh ndikon drejtpërdrejtë në xhepat e tyre dhe se janë zhytur në borxhe nga pamundësia për të mbuluar të gjitha shpenzimet që kanë.

“Rritja e çmimeve ndihet shumë, 90 mijë lekë marr pension dhe është shumë e vështirë, s’kam lekë për bukë. Perimet janë rrit shumë dhe unë që jam invalided he te mjeku kur shkova më kërkuan 15 mijë euro për një operacion. Duhet të hamë por s’kemi lekë, u zhyta në borxhe deri në fyt. Kam për të paguar dritat dhe duhet të lë ilaçet pa marrë. Pa shtëpi jam!”– u shpreh një e moshuar.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët

“Çmimet kanë shkuar në qiell, ka shkuar aty ku s’mban më. Nuk di çfarë të të them, marrim ndonjë sallatë dhe kaq. Mos na pyet se na prishet gjaku”–tha një blerëse tjetër.

Një nga tregtarët tha se ata po i shesin produktet me të njëjtin çmim si muajin e kaluar por nëse situata do të agravojë me rritje çmimesh atëherë do të dalin në protestë.

Ne qytetin e Kukësit pensionistët janë më të prekurit nga kjo krizë e re. Ata shprehen se nëse rritet çmimi i energjisë duhet me patjetër të rriten dhe pensionet pasi nuk do mundin dot të sigurojnë as ilaçet.

Lexo më shumë  Kamberi mban takime në PE dhe KiE, diskuton diskriminimin e shqiptarëve në Luginë

“Ku të mbytemi me atë pension, mos na rrisin dritat por pensionin. Po kontrollojmë ku është më lirë. Ne s’kemi me marr ilaçe, këta rrisin çmime. Këtu ka sa të duash kushte për të prodhuar energjinë elektrike dhe këta e rrisin kjo është skandaloze. Tallje me ne, prandaj ka ik rinia, se ka pllakos”– u shprehën qytetarët.

Po ashtu në Gjirokastër qytetarët janë mjaft të indinjuar për këtë situatë duke theksuar se rritja e çmimeve duhet të ecë zinxhir dhe se brezi i tretë po masakrohet.

Kujtojmë se disa ditë me parë u zhvillua një protestë për rritjen e çmimeve dhe të hënën është paralajmëruar një tjetër para Kryeministrisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *