Lajme

VIDEO- Banorët protestojnë para Bashkisë së Kurbinit: Kërkojmë bonusin e qirasë Kryebashkiakja ka ikur në drejtim të paditur

Qytetarët e Kurbinit kanë dalë në protestë para Bashkisë së Kurbinit dhe kërkojnë që tu jepet bonusi i qirasë pasi shtëpitë i humbën në tërmetin tragjik të 26 nëntorit.

Dhjetëra familjarë janë grumbulluar përpara derës së Bashkisë së Kurbinit dhe kërkojnë zgjidhje. Ata shprehen se duan që të zhvillojnë një takim e mbledhje me kryebashkiaken Majlinda Cara, për të marrë vesh detaje nga procesi i rindërtimit, por që nuk i ka pritur askush.

Lexo më shumë  Përurohet rruga Bare-Selac, ministri Aliu: Një projekt me rëndësi strategjike për veriun e vendit
YouTube player

Jemi të pastrehë të dëmtuar nga tërmeti. Qysh me zgjedhjen e kryetares së kësaj kryetares Zhela Bibës nuk kemi asnjë kontakt me të. Sa herë vijmë këtu gjithmonë kryetarja është larguar në drejtim të paditur. Kemi 6 muaj dhe akoma nuk po e takojmë dhe nuk do e takojmë se është larguar në drejtim të paditur. Nuk e dimë kur do të kthehet në drejtim të ditur,”- thotë një banor.

“Ne jemi pesë vetë, jemi pa punë dhe nuk kam mundësi të paguaj qiranë nëse shteti nuk na e kompenson emi një muaj e gjysmë që nuk e kam marrim,”- thotë një grua.

“Kërkoj takim. Kur ishte puna për të prishur shtëpin,ë më nxorri në rrugë të madhe. Si ka mundësi qën ë gjashtë muaj, nuk na lë asnë takim. Kam të paralizuar dhe fëmijë jetimë në shtëpi. S’kemi bonuse thonë. Asnjë përgjigje nuk kemi marrë,”- thotë dhe një tjetër grua.

Rruga Press

Lexo më shumë  Murati: Me ligjin e buxhetit rritjen ekonomike e kemi të projektuar 6.2%, LDK-ja premton rritje ekonomike 5% vjetore
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *