Lajme

Shqipëria nën “pushtetin” e shirave! Bllokohen rrugët në Tiranë, Korça pa drita, ndalohen lundrimet në Vlorë

Shqipëria, sot është përfshirë nga një mot me shira të dendur e temperatura të ulëta, duke sjellë edhe problem në disa qytete të Shqipërisë!

Kryeqyteti i vendit, Tirana, si çdo herë që ka reshje është “paralizuar” për disa orë mëngjesin e sotëm për shkak të trafikut, që u shkaktua nga bllokimi i rrugëve prej shirave të dendur. Temperaturat e ajrit u ulën ndjeshëm në mëngjes për të vazhduar trendin këtë mesditë duke luhatur nga 6°C deri në 23°C.

Lexo më shumë  "Një pikë kthese në historinë e Shqipërisë"/ Analisti gjerman flet në ZDF: "Revolucioni i Flamingove" mund të ndalë resortin luksoz në Zvërnec

Reshjet e dendura kanë bërë gjithashtu që kapiteneria Vlorë të ndalojë lundrimin e mjeteve të vogla si dhe të anijeve të peshkimit deri në një afat të dytë, ndërkohë që në Korçë, aksi Lozhanë-Moglicë u bllokua për shkak të daljes nga shtrati të përrenjëve. Po ashtu për shkak të motit të keq, në Korçë më shumë se gjysma e qytetit mbeti pa energji elektrike.

Lexo më shumë  Raporti shokues: Vetëm një qytet në Europë është më i shtrenjtë se Tirana (LISTA)

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *