Lajme

Nuk pranojnë rritjen e çmimeve! Qytetarët protestojnë para Kryeministrisë në orën 17:00

Sot, në orën 17:00 qytetarët shqiptarë do të protestojnë përpara godinës së Krymeinistrisë kundër rritjes së çmimeve të bukës, kafes, dritave dhe karburantit. Disa ditë pasi edhe vetë kryeministri Edi Rama paralajmëroi një krizë energjitike, qytetarët janë të vendosur që të dalin të kërkojnë llogari për të parandaluar rritjen e çmimeve.

“Ja ashtu rastësisht! Kam një punë dhe rruga më bie nga: Kryeministria të mërkurën, ora 17:00,”-shkruhet në posterin e përgatitur për këtë protest.

Nga ana e Policisë së Shtetit nuk ka ende asnjë reagim për protestën në fjalë. Nuk dihet nëse efektivët do të jenë në para Kryeministrisë këtë pasdite për të shpërndarë grumbullimin e qytetarëve, referuar rregullave të parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Lexo më shumë  Rizvanolli prezanton potencialin minerar të Kosovës në PDAC 2026

Ç’ka ndodhur në vend që ka nxitur reagim popullor?

E gjitha nisi me rritjen e çmimit të bukës me 10 lekë. Paralajmërimërimet em ëvonshme për rritjen e çmimit të kafes, energjisë elektrike dhe të karburanteve bënë që të qytetarët ‘të zgjiheshin’. Kreu i Qeverisë Edi Rama deklaroi se qytetarët duhet të përgatiten krizën energjitike; rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës.

Lexo më shumë  Shembjet në korridorin VIII dëshmojnë për keqmenaxhimin si model qeverisje

Rama tha se kjo krizë do prekë jetën e familjeve dhe bizneseve, por qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *