Lajme

5 tetor/ Përvjetori themelimit të Kolegjit arbëresh të Shën Benedetto Ulanos

Më 5 tetor të vititi 1732 u themelua Kolegji arbëresh i Shën Benedetto Ulanos, në Kozencë të Kalabrisë. Hapja e kësaj shkolle të rëndësishme ku u formësuan shumë intelektualë arbëreshë, u bë nën kujdesin dhe ndihmën e drejtpërdrejtë të Papës Klementi XII. Më vonë Kolegji i Shën Benediktit Ulanos u transferua në Shën Mitër Korone dhe u quajt Kolegji i Shën Adrianit. Fillimisht u hap në një manastir të vjetër bazilian, nën drejtimin e Shën Nilit të Rosanos.

Kishte për qëllim të përgatiste klerin shqiptar të ritit lindor bizantin, që do të shërbente në Kishat arbëreshe e mundësisht edhe në Shqipëri, por jo më pak edhe laikët. Priftërinjtë dhe rregulltarët e përgatitur në këtë kolegj, do të kapërcenin Adriatikun, për të themeluar manastiret dhe shkollat e tyre në bregun tjetër, në Himarë e rrethina, siç kujton, në këndvështrimin e vet, Petro Marko në librin e tij postum “Intervistë me vetveten”.

Lexo më shumë  Xhemollari: Frika dhe presioni nuk do ta ndalin protestën. Të rinjtë e protestës përfaqësojnë Shqipërinë e re

Ndërkaq më 1734 në Palermo të Sicilisë, Atë Guzetta do të hapte një tjetër kolegj me të njëjtin qëllim, që gjithashtu i dhuroi figura të ndritura kulturës shqiptare. Në prag të Rilindjes Kombëtare kolegji do të bëhej vatra më e nxehtë e ndjenjave të flakta të atdhedashurisë e të dëshirës për t’u çliruar nga pushtuesi. Këtu De Rada më 1899 do të rifillonte të jepte mësimin e gjuhës shqipe, këtu do të edukoheshin disa nga personalitetet e plejadës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe të asaj Italiane, si De Radës, Anton Santorit, Mikel Markianoit, Luigj Gurakuqit, Kolë Kamsit, Kostaq Cipos.

Lexo më shumë  Shqipëria shtrenjtohet më tej në 2025, çmimet e ushqimeve e kalojnë për herë të parë mesataren e BE

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *