Lajme

Vatër zjarri në Vlorë, flakë masive pranë liqenit të Vllahinës

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Gërnec të Vlorës. Mësohet se zjarri ka rënë pranë liqenit të Vllahinës.

Nga flakët nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që është përfshirë një sipërfaqe e madhe me ullishte. Zjarri gjithashtu rrezikon një stan bagtish.

Në vendngjarje nuk ka arritur ende asnjë mjet zjarrifkës, ndërkohë që banorët me mjete rrethanore po mundohen të shuajnë flakët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *