Lajme

Kurti takim virtual me pjesëtarët e FSK-së që studiojnë në Akademinë Ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kolonelin Ejup Maqedonci, në një takim virtual bisedoi me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët janë duke studiuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar.

Në komunikatën e zyrës së Kryeministrit thuhet se pjesëtarët e FSK-së, nëntogere Doruntina Bërbatovci, nëntogere Flutura Salihu, kadet Valdrin Selimi, kadet Diar Statovci dhe kadet Shpëtim Halilaj e njoftuan kryeministrin për mbarëvajtjen e studimeve dhe performancën e tyre në akademinë e mirënjohur në Sandhurst, përcjell Demokracia.com.

“Duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së oficerëve në Akademinë Ushtrarake në Sandhurst të Britanisë së Madhe, që njihet për traditën ushtarake dhe veçanërisht për nivelin e lartë të edukimit ushtarak, kryeministri vlerësoi punën e shkëlqyeshme dhe të suksesshme të pjesëtarëve në FSK-së në Akademinë Ushtarake Mbretërore”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Vrasësi i Liridona Ademajt: Naimi m’ka thanë që edhe Behgjet Pacolli për këtë rast ka qenë në dijeni, ti e di çfarë pushteti kemi na, nuk ka shansa me nejt në burg ma shumë se dy vjet

“Edhe në të kaluarën oficerët tanë kanë treguar rezultate jashtëzakonisht të larta duke sjellë në Kosovë shpatën e Princit Charles dhe medaljet e çmimet më të larta të Akademisë. Kjo nuk ishte aspak e lehtë kur kemi parasysh konkurencën dhe nivelin e lartë të oficerëve britanikë dhe ndërkombëtarë në atë akademi”, citohet të ketë thënë Kurti.

Kryeministri Kurti theksoi se gjatë kësaj periudhe Qeveria e Kosovës ndër prioritetet kryesore ka pasur rritjen e buxhetit për ushtrinë.

“Vendimi për rritjen e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes ka synim që vendi ynë të ndërtojë kapacitetet e mbrojtjes, me qëllim që FSK të jetë e gatshme të mbrojë territorin e vendit tonë, të ruaj rendin kushtetues, të mbështesë autoritetet civile në rast krizash si dhe të jetë e gatshme për pjesëmarrje në operacione ushtarake ndërkombëtare“, citohet të ketë thënë ai.

Lexo më shumë  Kurti ndan 500 mijë euro për ekipin e Kosovës, nëse e mposht Sllovakinë

Më tutje ZKM ka njoftuar se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës e falënderuan kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme nga Qeveria e Kosovës dhe FSK-ja, si në aspektin e mirëqenies së pjesëtarëve atje, ashtu edhe për kujdesin dhe motivimin e vazhdueshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *