Lajme

Protesta për fidanët/ Fermerët në Fier hedhin prodhimet në rrugë: Kjo na nxorri probleme, ministria të na dëgjojë, jemi me kredi

Dita e dytë e protestës! Fermerët në Jagodinë të Roskovecit kanë bërë thirrje sërish ditën e sotme Ministrisë së Bujqësisë për problemet që kanë me farën e prodhimit Ozgan. Ata shprehen për ‘Faxnews’ se domatja është mbjelle 3 muajt e fundit dhe ende nuk kanë marrë asnjë prodhim. Fermerët kërkojnë zgjidhje dhe demshperblim nga shteti, pasi ata thonë se kanë paguar rregullisht çmimin e farës, por fara ka dalë e keqe. Banorët i kërkojnë shtetit të ndërhyjë, pasi humbjet për ta kanë qenë tepër të mëdha, duke qenë se shumë prej tyre janë dhe me kredi.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Fermeri 1Ça të them unë tani. Ku të filloj? Do fajësoj atë që e kanë prodhuar faren dhe e shesin. Tani derisa na kërkojnë taksa, shteti të vërë dorë. Të na dëgjojnë, të na shikojnë si vuajmë. Duam të ushqejmë fëmijët. Të vërë dorë shteti.

Fermeri 2Ça të themi ne? Ne me kredi jemi. Sa duan ata ne i jemi përgjigjur. 250 lekë, aq. Ça të bëjmë . Ku të shkojmë? Ku do mbytemi? Shteti të vërë dorë. Si këtë herë nuk kemi pasur probleme. Plehrat kimike kemi për t’i paguar. Më ka vajtur kosto 5 milionë lekë. Kalamajtë duan të hanë. Ta shesim 100 lekë ne? Këtë nuk e ha as tregu i brendshëm. Ta mbash 3 ditë në arkë ktë e hanë mushkonjat. Prishet./fax/

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *