Edi Rama takohet me Borrell, diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot në takim në Abu-Dabi me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për marrëdhëniet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Josep Borrell.
“Takimi me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, me të cilin folëm për samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëria”, shpreh Rama për takimin.
Edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, ndau një foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama.
“Takova kryeministrin Edi Rama në WPC 2021. Ne diskutuam për zgjerimin, samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete. Me rëndësi të ruajmë vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë e BE-së”, tha Borrell, duke informuar mbi këtë takim.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, si i ftuar nderi në “World Policy Conference”
Rruga Press