Lajme

Banorët të gënjyer, Velça vendbanim i hershëm por sot pa rrugë

Rruga që të çon në Velçë të Vlorës, një prej zonave ku janë zbuluar vendbanimet dhe shpellat më të hershme në gjithë rajonin, është në gjendje të mjeruar.

Një zonë me histori, por siç mund të dallohet, është lënë në harresë, së bashku me vlerat e saj. Banorët që kanë mbetur, janë në kushtet e mbijetesës, pasi vuajnë çdo ditë edhe për të shkuar deri në Vlorë. Kjo, për shkak të mungesës së një rruge të denjë.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova sot është më mirë se kurrë, por dikujt nuk i pëlqen sepse ka përfituar kur vendi ka qenë keq

“Është shumë shqetësuese, të gjithë banorët po ikin nga fshati. Na kanë premtuar disa herë dhe nuk e prekin me dorë. Hedhim katër herë në vite gomat”, thonë banorët dhe veçanërisht shoferët që mundësojnë transportin e vështirë.

Velça e Vlorës, një prej zonave ku janë zbuluar vendbanimet dhe shpellat më të hershme në gjithë rajonin.

Për ata që kanë automjetet e tyre, apo që kanë marrë përsipër të kryejnë transportin e njerëzve nga kjo zonë, shpenzimet dhe defektet e mjeteve janë thuajse të përditshme. Ndërsa një i moshuar,  nuk nguron të shprehet se nëse fshatit i bëhet rruga ai do të ringjallet sërish.

Lexo më shumë  Viqentijeviq, një nga të akuzuarit për sulmin në Ibër–Lepenc: Radoiçiqi pezulloi një sulm tjetër në Kosovë sepse po priste fitoren e Trumpit

Banorët shprehen se nëse do u zgjidhte problemi i rrugës, fshati mund të bëhet një atraksion për vizitorët, jo vetëm për natyrën edhe për historinë e këtij vendi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *