Lajme

“Krimineli Xhelal Mziu dhe Rakip Suli kanë privatizuar këtë zonë”, banorët e Laknasit të revoltuar

Banorët e Laknasit kanë dalë në protestë duke kundërshtuar ndërtimin e thertores nga një kompani. Për këtë çështje banorët dhe kompania janë në gjykatë prej 3 vitesh.

Ky projekt ka vazhduar në vitin 2019, por banorët tashmë kanë bllokuar punimet duke mos lejuar që punonjësit e kompanisë të vijojnë punën e tyre. Banorët shprehen se do ta mbronin kauzën e tyre edhe me jetë.

Ata shprehen se në këtë mënyrë dëmtohet pylli që ata vetë e kanë ndërtuar. Ndërsa përkrah banorëve janë bashkuar edhe aktivistë të tjerë të shoqatave të ndryshme. Grupmosha tyë ndryshme në Durrës kanë dalë për të kundërshtuar punimet e thertores.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për efiçiencë të energjisë, 50 milionë euro kredi nga BERZH-i

“Duan ta bëjnë stallë derrash apo lopësh nuk e di. Ne duam të marrin makinat e të mos vijnë më këtu. Kemi 3 vite që kundërshtojmë këtë gjë. Jemi akoma në gjyq në gjykatën e shkallës së parë. Janë 2 mijë pemë. Shoku Xhelal Mziu apo ndryshe krimineli Mziu e ka privatizuar këtë zonë së bashku me Rakip Sulin.

Jemi drejtuar edhe në SPAK, nuk kemi asnjë përgjigjie. Deri në datë 20 presim vendimin e gjykatës së shkallës së parë administrative. Unë nuk e di sesa pemë duan kta për ta quajtur pyll. Këtu janë 2 mijë pemë. Këta kanë ardhur të dhunojnë banorët me forcë pa pritur vendimin. Po u dhunove dhe në shpi tënde ke marrë fund, nuk ke më asgjë. Xhelal Mziu është në SPAK bashkë me Rakip Sulin.

Lexo më shumë  Mjeku: PDK-ja pengon Komunën e Zveçanit të lidhet me ujësjellsin e Mitrovicës

Këtu nuk është zall por pyll. Këtu vijnë pa asnjë lloj të drejte pa ruajtur asnjë lloj distance. Ishim në gjyq, avokati i tyre nuk foli asnjë fjalë, vetëm i thanë specialistit të shkonte të numëronte pemët. Nuk mund të përdorësh dhunë në shtëpi të huaj. Me 20 tetor është data e gjyqit, faza është e fundit”– u shprehën disa nga banorët.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *