Lajme

Do u shembin pallatin, banorët në Tiranë ankohen se nuk u lajmëruan

Ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë që nga tërmeti i 26 nëntorit, por vendimi për shembjen e pallatit numër 15 në njësinë 5 në kryeqytet është marrë në gusht të këtij viti.

Banorëve u është njoftuar shembja e pallatit përmes vënies së një shiriti.

Ky vendim për banorët erdhi i papritur, pasi sipas tyre ndërtesa nuk ka dëmtime.

“Kam 70 vite që jetoj në këtë pallat këtu. Gjithmonë kanë luftuar që të na nxjerrin nga shtëpia, se është vendi më i mirë këtu edhe u pëlqen vendi shumë”, u shpreh Tomor Meçani, banues në njësinë nr. 5 në Tiranë.

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

“As nuk dimë gjë fare, erdhi si rrufe, ne u çuditëm. Jemi si në ajër, po nuk ka ardhur asnjë njëherë, rrimë me frikë me thënë të drejtën, nuk e le dot as shtëpinë vetëm”, u shpreh një banore.

“Tërmeti ka dy vite që ka ndodhur, nëse shtëpia do ishte e pabanueshme atëherë masat duhet të ishin marrë shumë më përpara”, tha një tjetër banore .

14 familjet që banojnë në pallat janë të paqartë sesi do të veprohet me ta, pasi sipas tyre askush nuk i ka njoftuar për hapat që do të duhet të ndjekin.

“Nuk dimë asnjë tjetër, veçse bashkia ka ardhur ka vendosur atë shirit që shihni edhe ju”, tha banorja e pallatit.

Euronews Albania u interesua pranë Bashkisë Tiranë dhe Institutit të Ndërtimit në lidhje me këtë vendim.

Sipas bashkisë, për marrjen e këtij vendimi janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore, ndërsa Instituti i Ndërtimit nuk ka kthyer ende asnjë përgjigje.

Megjithatë, sipas procedurave zyrtare kushdo që ka rezultuar ds4/ds5 nga dëmtimet e tërmetit, merr bonus qiraje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *