Lajme

1500 EURO MBËSHTETJE FINANCIARE PËR FAMILJET QË KANË HUMBUR FAMILJARIN E TYRE NGA COVID-19

Ministria e Financave dhe e Punës në Kosovë ka njoftuar se sot Ministri Hekuran Murati ka nënshkruar vendimin për mbështetjen e familjeve që kanë humbur familjarin nga Covid-19.

Sipas njoftimit, çdo familje që ka humbur familjarin si pasojë e infektimit me Covid-19, do t’u ofrohet mbështetje financiare me vlerë prej 1,500 euro.

Lexo më shumë  Kreu i Unionit të Gjyqtarëve në Shqipëri: Ligji për pagat bie ndesh me Kushtetuesen. Që nga 2019-ta na është ulur rroga 19 %

Nga ky vendim përfiton edhe stafi mjekësor që shërben në sektorin publik, i cili ka patur edhe barrën kryesore në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve gjatë pandemisë.

Sidoqoftë, duke konsideruar që stafi mjekësor në sektorin publik ka bartur barrën kryesore në ruajtjen e shëndetit publik, dhe gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare kanë qenë drejtpërdrejtë të rrezikuar nga virusi COVID-19, familjet e tyre do të kenë një mbështetje të veçantë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *