Lajme

Telenovela e ‘Mini-Shengenit’/ Rama dhe Vuçiç anulojnë pjesëmarrjen në konferenën e Novi Sad-it

Në përvjetorin e dytë të themelimit të Mini-Schengenit, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk do të flasin në konferencën e përbashkët të quajtur së fundmi Ballkani i Hapur.

Rama dhe Vuçiç e kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre në konferencën që do të mbahet në Novi Sad, ku pretendohet se një ndryshim i tillë ndodhi “në minutën e fundit”, raporton gazeta “Danas”.

Sipas informacioneve jozyrtare në të cilat raporton media serbe, është planifikuar që kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç të flasë me pjesëmarrësit e të ashtuquajturit forum drejtues në vend të Vuçiçit, ndërsa kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, pjesëmarrja e të cilit gjithashtu u njoftua më herët, do të flasë përmes video-lidhjes.

Lexo më shumë  SHBA, Blinken uron 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Konferenca dy-ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg – një hap drejt tregut të përbashkët të BE-së” po mbahet sot dhe nesër në Novi Sad të Serbisë.

Organizatorët e kësaj ngjarjeje janë Fondi për Çështjet Evropiane i Vojvodinës, Fondacioni Konrad Adenauer dhe Forumi Rajonal i Liderëve të Rinj.

Fillimisht ishte planifikuar që Rama, Vuçiç dhe Zaev të flisnin nesër në të ashtuquajturin panel udhëheqës, si dhe t’u drejtoheshin mediave më pas.

Kjo ngjarje po mbahet në përvjetorin e krijimit të nismës së Schengenit të Vogël për bashkëpunim ekonomik në Ballkan, takimi i parë i të cilit u mbajt në vitin 2019 në Novi Sad.

Nisma bashkoi në një qëllim Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Danas” shkruan se nuk ishin në gjendje të zbulonim nga përfaqësuesit e autoriteteve serbe dhe shqiptare se pse Rama dhe Vuçiçi e anuluan pjesëmarrjen.

Qarqet diplomatike spekulojnë se ndryshimi mund të lidhet drejtpërdrejt me tensionet aktuale në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *