Lajme

Rusia e “shqetësuar” për situatën në veri të Kosovës

Moska zyrtare ka reaguar lidhur me ngjarjet në veri të Republikës së Kosovës.

Ministria e Jashtme ruse i ka bërë thirrje NATO -s dhe Bashkimit Evropian që t’i kërkojnë Qeverisë së Albin Kurtit të tërheqë forcat nga Jarinja dhe Bërnjaku për të parandaluar, sipas tyre, përshkallëzimin e situatës.

“Rusia është e shqetësuar për situatën në Kosovë, ngjarjet po zhvillohen sipas një skenari nga e keqja në më të keqen”, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

“Ne jemi të shqetësuar pasi shohim tensione në rritje në Kosovë, të cilat u shkaktuan nga veprimet e papërgjegjshme të autoriteteve shqiptare të Kosovës… Sot është e qartë se situata po degradon nga e keqja në edhe më keq…

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

Më 20 shtator, serbët që banojnë në veri të Kosovës organizuan një bllokada përgjatë vijës kufitare kundër vendimit të Qeverisë Kurti për reciprocitetin e targave.  

Kujtojmë se KFOR-i ka njoftuar se ka marrë hapa të mëtutjeshëm në terren, duke i shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të prekura nga bllokimet e protestuesve serbë dhe ka vendosur njësitet e veta edhe në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, në përputhje me mandatin që ka.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori, Franco Federici, ka njoftuar se masat e marra, që janë biseduar paraprakisht me institucionet e Kosovës dhe kryetarët e komunave veriore, kanë qëllim shtensionimin e shpejt të situatës.

“KFOR-i ka marrë hapa të mëtutjeshëm në terren, duke shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të prekura nga bllokimet dhe duke vendosur njësitë e veta edhe në pikat e kalimit kufitar në Jarinjë e Bërnjak, në përputhje me mandatin e tij, që vjen nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e vitit 1999. KFOR-i gjithashtu ka zhvilluar bisedime, me të gjitha palët e përfshira, për ndërprerjen e protestave në veri të Kosovës. Masat e marra, më herët të diskutuara nga Komandanti i KFOR-it me të gjitha institucionet e Kosovës dhe me kryetarët e komunave veriore, kanë për qëllim favorizimin e një deeskalimi të shpejtë të tensioneve të krijuara javën e fundit dhe rikthimin e një mjedisi të siguirtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka deklaruar Federici.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

KFOR-i përgjatë ditës ka bërë të ditur se e ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në veri të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *