Lajme

Ministri i Brendshëm i Austrisë: Policia e Kosovës në veri po bën gjënë e duhur dhe po vepron me kujdes, edhe pse nuk e kanë të lehtë

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer tha sot se Policia e Kosovës po bën gjënë e duhur në pikat kufitare me Serbinë pas reciprocitetit për targa, ndonëse sipas tij nuk e kanë fare të lehtë.

Nehammer në një konferencë për media me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se Policia po vepron me kujdes dhe kjo formë e veprimit është e rëndësishme sepse secili reagim i fuqishëm do të çonte në reagime të reja të tjera nga pala tjetër.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

“… Po gëzohem që Policia e Kosovës po vepron me kujdes edhe pse nuk e kanë detyrën e lehtë. Mirëpo kjo formë e veprimit e Policisë është e rëndësishme sepse secili reagim i fuqishëm do të çonte te në reagime të reja të tjera nga pala tjetër, pastaj do t’iu jepej e drejta të jenë destruktiv dhe do të krijohej një dhunë më e madhe spirale që nuk do donte askush.

Prandaj, mendoj se e cila po bëhet tani është rruga e duhur, saktë edhe pse nuk është rrugë e shpejtë dhe spektakolare.

Mirëpo siç e njoha ministrin e Punëve të Brendshme ai është mësuar me ‘shpu dërrasa të forta’ siç themi ne në Austri dhe për ta çuar para këtë rrugë dhe në mënyrë konsekuente”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *