Lajme

“Pa çantë, pa veshje” 8-vjeçarja në Elbasan humb ditën e parë të shkollës

YouTube player

Pas denoncimit të bërë nga Ora News për Denisën nga Xibraka e Elbasanit, ku reagoi dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, një tjetër rast denoncimi vjen nga Elbasani.  

Bëhet fjalë për Eglinën nga Elbasani, e cila për shkak të kushteve ekonomike humbi ditën e parë të shkollës.

“Mami s’ka lekë që të më blejë çantën.”
Kjo është përgjigjja e Eglinës, 8 vjeçarja nga Elbasani e cila nuk shkoi në shkollë në ditën e parë të shkollës.

Mes lotësh, vogëlushja që duhet të hynte në klasën e tretë por mungesa e të gjitha kushteve e bëri që ta shikonte shkollën vetëm nga jashtë oborrit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Shoqet e mia janë te klasa dhe unë po rri këtu jashtë, nuk kam çantë, nuk kam rroba që të iki në shkollë.”

E ëma, Fatbardha vuan nga një sëmundje e rëndë, dhe 10 mijë lekë kemp që merr duhet të bëjë vizita të herëpashershme.

“Nuk kam lekë. Kam 100 mijë lekë të vjetra kemp. Herë pas herë shkoj në spital në Tiranë.

Ajo thotë se ndihet e trishtuar teksa sheh se nuk mund tua plotësojë kushtet dy vogëlusheve të saj Eglinës dhe Anisës së vogël.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

“Është shumë e vështirë. Kur ikin fëmijët e tjerë në shkollë dal te dera e qaj, sepse fëmijët e mi rrinë në shtëpi. Dua ta çoj si gjithë të tjerët në shkollë.”

Bashëkshorti i Fatbardhës i ka braktisur ato 2 vite më parë, ndërsa aktualisht ajo bashke me vajzat jetojnë në shtëpinë e motrës, edhe ajo në kushte tepër të vështira.

Nuk është hera e parë kur vogëlushët nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë për shkak të pamundësisë ekonomike dhe kushteve tejet të vështira.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *