Çfarë po ndodh me ‘Facebook-un e Ramës? Faqja e kryeministrit shfaq probleme
Faqja zyrtare e kryeministrit Edi Rama në ‘Facebook’ shfaqi mëngjesin e sotëm probleme. Postimi i parë i cili kishte lidhje me afganët në Shqipëri në momentin kur klikohej shfaqej e bllokuar.
Fotoja më poshtë tregon se çfarë shfaqet konkretisht kur duam të shikojmë postimin e shfaqur.
‘This page isn’t available’- lexohet teksa tentohet që të futet në faqen e kryeministrit për të parë postimet. Nuk dihet nëse ky bllokim ka ardhur për shkak të ndonjë problemi që është hasur në faqen e Ramës, nga hackerat, mirëpo nga telefoni faqja e tij hapet normalisht. Ndërkohë kreu i qeverisë vazhdon të postojë në faqe dhe pse kur klikohet nuk mund ta aksesojmë.
Nga ana tjetër rrjetet e tjera sociale të Ramës, si Instagram apo Twitter, vazhdojnë të jenë funksionale.
Rruga Press