Lajme

Rama shemb një tjetër Teatër, ngrihet kullë te selia e PS

Godina historike e Teatrit të Kukullave duket se do të ketë të njëjtin fat si Teatri Kombëtar. Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka shpallur tenderin ‘Hartim projekti për ndërtimin e një objekti/ qendre të re’ për të shkrirë Teatrin e Kukullave me Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. Objekti që pritet të zhvendoset pranë Gardës së Republikës, i hap rrugën ndërtimit të një kulle tjetër në vendin ku aktualisht është Teatri i Kukullave.

Qendra e Tiranës, e mbushur me kulla shumë-katëshe, duket se nuk ka vend më për Teatrin e Kukullave, qendrën simbol të fëmijëve prej shumë dekadash.

Ministria e Kulturës ka vendosur ta zhvendosë Teatrin në zonën pranë Gardës së Republikës, një pikë, e cila nuk arrihet lehtësisht nga fëmijët e pjesës më të madhe të kryeqytetit, sidomos ata të zonave periferike.

Ministrja Elva Margariti, sapo mori rikonfirmimin në detyrë në qeverinë ‘Rama 3’, shpalli tenderin ‘Hartim projekti për ndërtimin e një objekti/qendre të re multi funksionale në funksion të së ardhmes së edukimit artistik të fëmijëve në kryeqytet, pranë Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave’, me fond limit rreth 400 mijë euro me TVSH.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Sipas Ministrisë së Kulturës, ky projekt synon të bashkojë Qendrën e Fëmijëve dhe Teatrin e Kukullave, të cilat sot janë larg njëra-tjetrës. Megjithatë, në projekt nuk jepet asnjë detaj se çfarë do të ndodh me godinën aktuale të Teatrit të Fëmijëve.

Godina, e pozicionuar në qendër të kryeqytetit, është shpallur monument kulture i kategorisë së dytë dhe ka shërbyer fillimisht si ndërtesa e Parlamentit të parë shqiptar. Ndërtesa i është nënshtruar rikonstruksionit në vitin 2016, pas siguroi një leje ndërtimi të në Tetor 2015 nga Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas të dhënave zyrtare, kosto e rikonstruksionit të Teatrit të Kukullave dhe Qendrës Kombëtare të Fëmijëve ishte rreth 500 mijë euro bashkë me TVSH. Ky investim duket se rezultoi difektoz. Tre vjet më pas, në vitin 2019, kryeministri Edi Rama kritikoi gjendjen e Teatrit të Kukullave.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Ai e quajti godinën ‘një karakatinë që na turpëron para fëmijëve’, gjatë një takimi elektoral për rikandidimin e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës. Ideja e kryeministrit për të ndërhyrë sërish në godinën e Teatrit të Kukullave u justifikua më vonë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Në një raport pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, ky institucion konstatoi nevojën e ndërhyrjes emergjente në disa pjesë të godinës, të dëmtuara gjatë lëkundjeve sizmike.

Tërmeti duket se ishte një justifikim i mirë për Edi Ramën që të realizonte projektin e zhvendosjes së Teatrit të Kukullave, një godinë që nuk lidhet aspak me projektin futurist të kryeministrit për qendrën e Tiranës të rrethuar nga kullat e larta. /Syri

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *