Lajme

Tensionet në Veri/ Rama më në fund mban qëndrim: E drejta është me Kosovën dhe pikë!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Prishtinë ka deklaruar qartë se mbështet Kosovën në tensionet e fundit me Serbinë.

Rama thotë se Kosova ka të drejtë dhe se reciprociteti i targave është normë elementare.

Më tej ai ka dënuar Serbinë që sipas tij po bën manovra luftarake në kufi ndërkohë që duhet të njohë Kosovën përfundimisht.

‘’Përshëndetje të gjithëve, i nderuar z.kryeministër Albin, më vjen fort mirë të vizitoj Prishtinën menjëherë pas përfundimit të sesionit të 76-të të Asamblesë së OKB.Çështja e njohjes përfundimtare të Kosovës ishte një përparësite e vizitës në Nju Jork dhe mbetet e tillë.

Po ashtu një përparësitë e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB do të jetë pikërisht nxitja e njohjes nga të gjithë e realitetit të pakthyeshëm të Kosovës. Nuk ka diskutim që në radhë të parë dhe mbi të gjitha është Serbia që duhet të njohë Kosovën, është për të ardhur keq që në vend të përparimit konkret të dialogut drejt njohjes reciproke, sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale luftarake të Serbisë.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Ato manovra nuk mbrojnë qytetarët serbë në very të Kosovës, sikundër pretendohet nga udhëheqja e Beogradit dhe nga disa fantazma të ushtrisë së mundur 20 vite më parë, sikur kanë dalë nga varri me pretendimin se po mbrohet integriteti dhe siguria e qytetarëve serbë në Kosovë.

Qytetarët serbë në Kosovë jetojnë të pakërcënuar, madje fjala vjen ju paguhen dhe faturat e energjisë elektrike nga qeveria këtu si askujt askund në botë.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Fatkeqësisht ato manovra sjellin në skenë hijen e së shkuarës, nxisin nacionalizmin vandal të institucioneve publike. Qytetarët serbë nuk janë viktima të represioni, por janë pengje të staniacionit në dialog.

Aplikimi i reciprocitetit të targave është normë elementare, por dhe marrëveshje e arritur me kohë mes dy qeverive respective. Dua ta them këtu sot, qëndrimin e Shqipërisë të cilin e gjykoj të qartë e të drejtë, qysh nga çasti i parë që u shfaq, e drejta këtu është më Kosovën dhe pikë.’’- tha Rama.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *