Lajme

Kurtit i dha ‘grushtin’, Rama mban maskë por nuk respekton rregullat anti-Covid, çfarë bëri kryeministri i Kosovës?

  • Kryeministri Edi Rama mbërriti në Kosovë për të zhvilluar takimin zyrtar me qeverinë.
  • Rama u prit me ceremoni zyrtare nga Kurti dhe anëtarët e qeverisë.
  • Të dy kryeministrat, i Shqipërisë dhe i Kosovës i respektuan masat anti covid, por Rama i ka thyer rregullat duke u dhënë dorën zyrtarëve të Kosovës. Një gabim të tillë që nuk e bëri homologu i tij Albin Kurti. Kryeministri Kurti zgjodhi që t’i drejtojë grushtin zyrtarëve të delegacionit shqiptar, që shoqëronin Edi Ramën në këtë vizitë zyrtare.Pas takimit të zyrtarëve dhe nderimeve të ceremonisë Rama dhe Kurti duke thyer heshtjen janë drejtuar drejt Kryeministrisë së Kosovës duke diskutuar.
Lexo më shumë  Skandali i Marinës së Durrësit/ Dokumenti që fundos qeverinë, ndryshoi projektin në dhjetor 2025!

Takimi me grusht! Zhvillohet ceremonia e pritjes shtetërore në Kosovë, Kurti dhe Rama me maska.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *