Reagon Gjermania për situatën në veri: Të ndalen provokimet në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas situatës në veri të Kosovës. Rohde përmes një postimi në Twitter ka thënë se situata në veri duhet të qetësohet.
“Situata në veri ka nevojë për deeskalim. Unë i bëj thirrje të dyja palëve që të flasin me njëri -tjetrin në vend se të fajësojnë njëri -tjetrit. Mënyra më e mirë përpara: Takohuni në Bruksel për të gjetur një rrugëdalje sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar ambasadori Rohde.
Lidhur me situatën në veri ka reaguar edhe diplomatja gjermane Susanne Schutz.
Schutz përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se çdo provokim mes kufirit Kosovë-Serbi duhet të ndalet.
“Çdo provokim në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndalet. Ne i bëjmë thirrje të dyja palëve që të deeskalojnë dhe të takohen sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetje e plotë nga Bashkimi Evropian Miroslav Lajcak, Josep Borrell”, ka shkruar Schutz.
Schutz është drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Rruga Press