Lajme

Ministria e Jashtme e Shqipërisë: I bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat e armatosura nga kufiri me Kosovën. Vandalët të sillen para drejtësisë, ata që provokojnë trazira dhe synojnë destabilizimin e Kosovës.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë për situatën në veri: Asgjë nuk e justifikon dhunën, autorët të nxirren para drejtësisë

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës ku bën thirrje për qetësim të situatës dhe dënon dhunë n e ushtruar në djegien e zyrave të regjistrimit të mjeteve në Zubin Potok dhe dëmtuan një zyrë të ngjashme në Zvecan.

“Ministria e Jashtme e Shqipërisë është shumë e shqetësuar për përshkallëzimin e situatës në veri të Republikës së Kosovës dhe dënon fuqimisht aktet vandale të kryera sot, ku disa individë i vunë zjarrin zyrave të regjistrimit të mjeteve në Zubin Potok dhe dëmtuan një zyrë të ngjashme në Zvecan. Asgjë nuk e justifikon përdorimin e dhunës, dëmtimin e pronës publike dhe mungesën e respektit ndaj ligjit. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën thirrje që këta vandalë të sillen para drejtësisë.

Lexo më shumë  Ministri Konjufca pret në takim të ngarkuarin me punë të ambasadës japoneze, u diskutua pjesëmarrja e Kosovës në EXPO - Japoni

Shqipëria është veçanërisht e shqetësuar për dërgimin e forcave të armatosura serbe pranë kufirit me Kosovën dhe mjetet fluturuese ushtarake të cilët fluturojnë afër dhe sipër hapësirës ajrore të Kosovës, të cilat nxisin individët të provokojnë trazira dhe dhunë, si dhe synojnë destabilizimin e Kosovës. Këto akte bien ndesh me marrëveshjet ndëkombëtare, të cilat kanë për synim të sigurojnë rendin dhe stabilitetin në atë pjesë të rajonit.

Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat e armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën dhe të punojë për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës. Ne i nxisim të gjithë aktorët të tregohen të përmbajtur dhe të drejtohen menjëherë drejt dialogut, si e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull me frymën e bashkëpunimit, ndaj të cilave Shqipëria është angazhuar në mënyrë të pakthyeshme, në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Lexo më shumë  Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, diskutohen investime deri në 400 milionë euro deri në vitin 2027

Si një aleat i NATO-s dhe një anëtar i përgjegjshëm i Kombeve të Bashkuara, Shqipëria do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbështetur të gjitha përpjekjet drejt de-përshkallëzimit të menjëhershëm të situatës dhe kthimit drejt dialogut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme. /reporttv

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *