Lajme

Pas Abdixhikut, edhe Haradinaj në mbështetje të Qeverisë, fton Brukselin të ndërhyjë te Beogradi për t’mos provokuar

Pak kohë pasi Abdixhiku konfirmoi mbështetjen për kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës, këtë e ka bërë edhe i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka ftuar Brukselin zyrtar që të ndërhyjë te Beogradi për t’mos provokuar, përcjell RrugaPress.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Lexo më shumë  Kurti: Kompanitë para pak vitesh nuk e dinin ku është Kosova në hartë, sot ajo është konfirmuar si një prej historive më të mira të suksesit në rajon

Pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme.
E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit.
Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj.
Njëkohësisht kërkoj nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara!

Rruga Press

Lexo më shumë  Nga UÇK-ja tek Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *