Lajme

Media Amerikane CDM: West Point lejoi socialistin tiranik shqiptar, që shkoi në dasmën e Sorosit, të fliste me kadetët

Akademia Ushtarake Amerikane në West Point i lejoi Kryeministrit shqiptar Edi Rama të flasë me të gjithë kadetët këtë javë, në një shfaqje tronditëse të propagandës së majtë.

Rama drejton një qeveri tiranike socialiste në Shqipëri e zhytur në korrupsion, e cila ka shtypur opozitën, shtypin e lirë dhe popullin shqiptar në përgjithësi, në favor të oligarkisë kriminale, që e rrethon.

Shqipëria është e njohur për trafikimin njerëzor, kartelet dhe drogën në të gjithë Evropën. Asgjë nga këto nuk mund të ndodhë pa mbështetjen e qeverisë.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka mbështetur Qeverinë socialiste në Shqipëri për vite me radhë, pavarësisht se Kryeministri Edi Rama, ka postuar qëndrime kundër Donald Trump, ish-President i SHBA.

Lexo më shumë  Tri huqje kardinale të Vjosa Osmanit në vetëm 5 minutat e para te intervista mbrëmë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka qenë aktive në mbështetjen e saj për qeverinë Rama, duke bërë përpjekje të mëdha për të ndërhyrë në politikën shqiptare për të siguruar që Qeveria të qëndrojë në pushtet. Ajo ishte gjithashtu në aktivitetin në West Point, bashkë me Ramën.

Drejtuesit e West Point duhet të japë dorëheqjen për këtë mbështetje të korrupsionit, tiranisë dhe krimit të organizuar.

Rama dhe delegacioni i tij janë në Nju Jork për Sesionin e 76 -të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së dhe për të shënuar fillimin e mandatit të Shqipërisë si anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB -së.

Lexo më shumë  Vitia takon ambasadorin francez, flasin për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë

Rama mbajti një fjalim para 4300 anëtarëve të forcave kadete dhe foli me zyrtarë të Akademisë për një bashkëpunim të mundshëm me ushtrinë shqiptare.

Rama u shoqërua nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim.

Në mbrëmje, Rama dhe udhëheqës të tjerë të Ballkanit Perëndimor morën pjesë në një darkë joformale me Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE -së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë. Pjesëmarrësit diskutuan samitin e ardhshëm BE-Ballkan që do të mbahet në Slloveni më 6 tetor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *