Lajme

Mesazhi i NATO-s: Mandati i KFOR-it në Kosovë është garantimi i sigurisë

Nëpërmjet thirrjes për shtensionim të situatës në veri të Kosovës, NATO-ja ka kujtuar se mandati i KFOR-it në Kosovë është për të garantuar siguri dhe për të siguruar lëvizjen e lirë për të gjitha komunitetet.

Ka pesë ditë që kur pikat kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë e Bërnjak, janë bllokuar nga protestues serbë. Ata po kundërshtojnë zbatimin e masës së reciprocitetit për targa, që ka hyrë në fuqi nga e hëna, me vendim të Qeverisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Nga të dhënat te mbrojtja, ndikimi izraelit hyn në sektorët strategjikë të Shqipërisë

“NATO bën thirrje për shtensionim të menjëhershëm në veri të Kosovës. U bëjmë thirrje Beogradit e Prishtinës të përmbahen, të shmangin veprimet e njëanshme e të kthehen në dialog. Mandati i KFOR-it mbetet për të garantuar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka thënë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, në një postim në Twitter.

Rruga Press

Lexo më shumë  “Ajo që pamë në Zvërnec na tronditi”/ Qytetarja nga diaspora e Milanos: I kemi dhënë impakt protestës antiqeveritare në Tiranë. Në shtator do të shkojmë në PE
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *