Lajme

Vijon bllokimi në Jarinjë dhe Bërnjak, shtetas rusë në pika kufitare

Jarinja dhe Bërnjaku, dy pikat kufitare në veri të Kosovës, vijojnë të qëndrojnë të bllokuara nga protestuesit. Ata kanë ngritur kampe dhe nuk pranojnë të largohen nga aty pa u hequr masa e reciprocitetit për targat. Përveç kamionëve, ata kanë vendosur dhe pengesa të tjera në rrugë për të ndaluar qarkullimin e automjeteve. Burime për Kosova Press kanë konfirmuar prezencën e katër shtetasve rusë që I janë bashkuar serbëve në Jarinjë. Me vete kanë sjellë dhe tri çanta, të cilat janë hapur mbrëmë, vetëm pasi është errësuar. Nuk përjashtohet mundësia që brenda tyre të ketë pasur armë ose pajisje për të kryer sulme kibernetike.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Të rrezikshme e shoh mundësinë që mundet me ardh te një përshkallëzim i mundshëm për shkak të një provokimi të paparashikuar aty, sikurse po bëhen provokime…nga protestuesit ekstremistë ndaj policisë. Mirëpo, mundet me ardhë edhe deri tek një incident i papritur, i një sulmi, i një eskalimi që të mos ketë siguri aty dhe të marrë përmasa më të mëdha”, thotë eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi.

Prezenca e shtetasve rusë ka shqetësuar edhe disa serbë lokalë, pjesë të protestuesve.

“Kjo është një luftë speciale e Serbisë, që me provokime dhe inskenime të ndryshme, që përmes rasteve të paqena në realitet të nxisë edhe një provokim më të madh të policisë, me qëllim që me e prish rendin. Për këtë arsye duhet me qenë të përmbajtur Policia e Kosovës nga këto provokime, por edhe vet protestuesit, të cilët bashkë me ministrin Rakiq po qëndrojnë aty dhe po dirigjohen nga Beogradi”, ka vazhduar eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *