Lajme

U ndërrua Drejtori i Kadastrës! Irritohen qytetarët në Vlorë: Është i 14-ti që ikën, fjala e fundit që më tha ishte ‘nuk dua’

VLORË– Drejtori i Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci është larguar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Reinard Meta. Pas kësaj lëvizje qytetarët janë shfaqur të irrituar me këto ndryshime përballë Kadastrës.

Ata shprehen për gazetarët se Troci është drejtori i 14-të që largohet nga detyra. Një i moshuar tha se fjala e fundit që drejtori i ka thënë ishte nuk dua.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Burri: Jam invalid, nuk dua unë ta jap thonë, banoj në fshat, nuk duan, po nuk pagove nuk ta bëjnë, tre vjet. Një vajte ardhje ne fshat me bën 10 mijë lekë. Nuk dua, fjala e fundit që ishte nuk dua. I kam të gjitha të rregullta, i kam paguar të gjitha kokërr me kokërr dhe taksat i kam paguar të gjitha. Eshtë i 14-ti drejtor që ndërrohet. Cfarë i kam bërë perëndisë nuk e di.

Gruaja: Më thonë mos flit, pse mos të flas për hipotekën time, Pse kërkoj të drejtën time këtu më sjellin policinë, kush është policia, a nuk kam të drejtën time si qytetare.

Zyrtarë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar zbarkuan mëngjesin e sotëm në Kadastrën e Vlorës, ku është bërë dhe ndërrimi i drejtorit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *