Lajme

LAJM I FUNDIT/ Rihapet dosja “Gërdeci”, GJKKO: Mediu do gjykohet

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të gjykojë ish-Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Mësohet se Apeli i GJKKO-së ka pranuar kërkesën e pranuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm duke revokuar vendimin për pushimin e çështjes dhe duke marrë nën gjykim Mediun.

Njoftimi nga Apeli i GJKKO-së:

Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46, të ligjit 98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.09.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm dhe të trashëgimtarëve të viktimës E.D., u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi, për çështjen penale nr. 212 akti, datë 03.09.2021 regjistrimi, ku Gjykata vendosi, të ndryshojë vendimin nr. 60, datë 27.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm dhe revokoi vendimin e pushimit nr. 6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke i kthyer aktet Prokurorit të Posaçëm për të proceduar.

Një muaj më parë shkalla e parë rrëzoi SPAK që kërkonte rihapjen e gjykimit, por vendimi i GJKKO-së u apelua nga ana e prokurorëve që kishin në dorë çështjen. SPAK e akuzon Mediun si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *