Lajme

Presidentët e Kosovës, Malit të Zi e Bosnjës të shqetësuar për zhvillimet e fundit

Nëpërmjet një komunikate të përbashkët për media, presidentët e Kosovës, Malit të Zi dhe ai i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, kanë shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon.

Siç njofton komunikata nga Presidenca e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani është takuar të enjten me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, dhe kryetarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq, në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Të tre presidentët kanë shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit dhe “gjithashtu qëllimin e përbashkët të tyre për ruajtjen e stabilitetit si parakusht për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”.

“Të tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje”, thuhet në reagim.

Të tri shtetet kanë refuzuar së fundmi iniciativën e Open Ballkanit që është iniciuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Serbia. Së fundmi tensione ka pasur në Malin e Zi, me rastin e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në këtë shtet, ndërsa që katër ditë janë bllokuar pikat kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë e Bërnjak, nga protestues serbë të veriut të Kosovës, pasi që Qeveria e Kosovës vendosi të zbatojë masën e reciprocitetit për targat e veturave nga Serbia.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *