Lajme

Temperatura konstante, vranësira dhe kthjellime, lexoni parashikimin e motit që ju pret sot

Ditën e sotme Shqipëria parashikohet të mbizotërohet nga një mot me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta. Në zonat malore, parashikohet të jenë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash.

Sipas Meteoalb, gjatë orëve të pasdites, vranësirat e lehta do të përfshin pjesën më të madhe të vendit, ndërsa zonat e bregdetit do të vijojnë të jenë nën mbizotërimin e motit të kthjellët.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Temperaturat do të mbeten të pandryshueshme në mëngjes, kurse në mesditë do të pësojnë një rritje të vlerave. Gjatë gjithë ditës do të luhaten në vlerat nga 7°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në brigjet detaje do të krijohet  dallgëzim 2 ballë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *