Lajme

Vrasja e 23-vjeçares në Fier/ Prindërit e Sabrinës i drejtohen Gjykatës, kërkojnë heqjen e kujdestarisë së të atit për vajzën e mitur

Prindërit e Sabrina Bengës, 23-vjeçares që u vra barbarisht me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj, kanë depozituar këtë të enjte në Gjykatën e Fierit, kërkesën për të fituar kujdestarinë e vajzës së dyshes dhe t’ia heqin atë babait të vajzës, Eltonit.

Kërkesa është depozituar në Gjykatë nga avokati mbrojtës i familjes Bengaj, Samir Visha. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 10 shtatorit, në Fier. Eltoni, ishte divorcuar nga Sabrina dhe kjo e fundit, ishte pajisur me urdhër mbrojtje, pasi 31-vjeçari para disa muajsh kishte marrë peng nën kërcënimin e armës atë dhe familjarët e saj.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Ditën që ndodhi ngjarja, referuar dhe dëshmisë së prindërve të vajzës, Sabrina, sapo ishte kthyer nga puna dhe po hante darkë.

Në këtë moment, Eltoni futet në shtëpi i revoltuar, nxjerr armën dhe godet pas shpine ish-bashkëshorten. Në gjykatë, ku dhe iu dha masa e sigurisë arrest me burg, Eltoni deklaroi se me Sabrinën duhej dhe se sipas tij, bashkimi i tyre nuk ndodhte për shkak të babit të vajzës, Partizanit, që e kërcënonte sistematikisht.

Sipas Eltonit ishin pikërisht këto kërcënime që e dërguan deri në kryerjen e aktit ekstrem.

Sakaq, babai i Sabrinës, Partizani, i ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur”, deklaroi si fajtor për vrasjen, ish-dhëndrin Eltonin dhe nënën e tij, që sipas Partizanit kishte dijeni për të gjitha problemet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *