Lajme

Shefi i kabinetit të Konjufcës: Pagesat e tabelave nga Lugina do t’i kthehen asaj si donacion

Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, ka thënë se mjetet e mbledhura nga pagesat e tabelave nga shqiptarët e Luginës, do të kthehen në donacion për të.

“Të gjitha mjetet të cilat mblidhen nga pagesat e tabelave nga familjet shqiptare nga Lugina e Preshevës, do kthehen donacion për Luginën”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Vënia e reciprocitetit për targat për veturat që hyjnë në Serbia, është parë me shqetësim nga banorët e Luginës së Preshevës për shkak të ndërlikimit të qarkullimit të lirë të tyre.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës do t’ju krijojë telashe shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Ajo që për neve është një shqetësim plotësues për banorët e Luginës së Preshevës se besoj që kjo do të ndërlikojë qarkullimin e lirë të njerëzve. Sepse nuk e di sa është e përgatitur ministria kompetente lidhur me procedurat administrative të mos krijimit të tollovive në kufi”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Ndërkaq, të martën zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, paralajmëroi se për qytetarët e Luginës do të dilet me mekanizëm për t’u kompensuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *